Gentian Mezani pranë kthimit në Superiore, pritet prezantimi i trajnerit në pankinën “e re”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2022 | 22:20

Gentian Mezani pranë kthimit në Superiore, pritet prezantimi i trajnerit në pankinën “e re”

Gentian Mezani pritet që të kthehet përsëri protagonist në pankinat e Kategorisë Superiore. Trajneri i njohur vlonjat duket se ka gjetur akordin dhe pritet që këtë të hënë të prezantohet në stolin e skuadrës së re që do të drejtojë.

mEZANI

Në fakt, nuk bëhet fjalë për një skuadër të re me kuptimin e plotë të fjalës, pasi Mezani pritet të marrë përsëri drejtimin e Laçit, në pankinën e të cilit është ulur edhe në sezonin 2017-2018. Kurbinasit shkarkuan Dejan Vukiçeviç, pasi në pjesën e parë të sezonit nën drejtimin e malazezit, e panë veten larg kreut.

“Panorama Sport” ka mësuar se gjithçka po shkon drejt firmës me Mezanin dhe prezantimi i tij parashikohet të bëhet që të hënën. Më pas, skuadra do të nisë përgatitjet edhe një herë për pjesën e sezonit në vazhdim, pas disa ditëve pushime që u ishin dhënë futbollistëve ndërsa klubi po merrte vendimin për fatin e pankinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"