Gega: Gjithçka shkoi siç e kishim planifikuar, ja çfarë pres në ndeshjen e kthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 19:40

Gega: Gjithçka shkoi siç e kishim planifikuar, ja çfarë pres në ndeshjen e kthimit

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, foli për mikrofonin e “RTSH” pas ndeshjes ku u shpreh i kënaqur për lojën e skuadrës së tij pavarësisht humbjes. Gega foli gjithashtu edhe për atë çka e pret në Slloveni, ku shpreson që skuadra e tij të marrë më të mirën.

gega

Një humbje që e vështirëson situatën për kualifikim…

Patjetër që e vështirëson. Gjithçka shkoi siç e planifikuar. Mënyra e lojë, impenjimi, disiplina në fushë. Lojtarët bënë maksimumin. Maribori është ekip me histori. Ashtu siç erdhi loja ne mund të merrnim më tjetër.

Mos ndoshta sulmuesit Progni dhe Nikoliç ishin pak të izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës?

Nuk u bë shumë në drejtimin e sulmit. Koha është e shkurtër. Dihet situata jonë. Nuk janë të gjithë në 100%. Kemi shumë punë për të bërë. Ideja jonë është të bëjmë paraqitje dinjitoze, të testojmë veten tonë se ku mund të jemi. Qëllimi ynë është kampionati i ardhshëm.

Çfarë prisni nga ndeshja e kthimit në Slloveni?

Në Sllovani është një situata tjetër. Mbase është e favorshme në shumë aspekte për ne. Megjithatë e dimë që na pret një transfertë shumë e vështirë. Do mundohemi të rikuperohemi. Një pjesë nuk është se ka pasur dëmtime kohët e fundit siç është Abdurahimi. Gjatë lojës bëmë një ndërrim të detyrueshëm nëpërmjet Mala. Na i prishi pak mënyrën e lojës dhe vendosjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"