Gazeta e njohur poshtëron Maradonën: I droguari do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2018 | 19:02

Gazeta e njohur poshtëron Maradonën: I droguari do të…

Disa ditë më parë Diego Armando Maradona mori drejtimin e skuadrës së Dorados në Meksikë duke bërë shumë bujë. Mediat filluan dhe po flisnin për ardhjen e Maradonës ashtu siç u bë kur në Torino shkoi Kristiano Ronaldo. Megjithatë gazeta më e njohur dhe më e shitur në Meksikë “Universa” ka “vjell vrer” ndaj “El Pibe de Oro” duke shkruar një artikull ku ai poshtërohej keq.

413029_TS_08-09-18_8660848062_-770x433

“I droguari do të drejtojë në futbollin meksikan. Do t’i japin një të paafti 150 mijë dollarë në muaj dhe kjo është një mungesë respekti për trajnerët e tjerë. Maradona është i mirë për të shitur bileta te tifozët, por nuk ka as idenë më të vogël se si duhet të punojë. Është i sëmurë, i droguar dhe ka nevojë për ndihmë sepse përbën një shembull të keq. Gjatë botërorit në Rusi të gjithë e panë situatën në të cilën ndodhet.”- shkruhet në gazetën “Universal”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"