Gatuzo nuk ka më dyshime, gati formacioni anti-Inter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 14:14

Gatuzo nuk ka më dyshime, gati formacioni anti-Inter

Stërvitja e djeshme nën vëzhgimin e zakonshëm të Leonardos dhe Maldinit duket se ka shërbyer për të shuar dyshimet e Xhenaro Gatuzos. Pas dilemës për krahun e djathtë të mbrojtjes, Davide Kalabria duhet të ketë parakaluar Injacio Abaten, që ishte favorit për të qenë titullar në fillim të kësaj jave.

gatuzo

Kuqezinjtë do të zbresin në “San Siro” me formacionin tipik të ndeshjeve të fundit. Matia Kaldara mund të grumbullohet për të qenë në stol, ndërsa nga dita e sotme, e për ato 15 në vazhdim, Andrea Konti do të jetë pjesë e ekipit të të rinjve kuqezi.

Mbrojtësi do të stërvitet dhe luajë me “Primaverën”, përpara se të rikthehet në grup në fund të muajit. Pikërisht, ditët e fundit të tetorit do të jenë treguesi për formën e lojtarit, i cili pas dy dëmtimeve të njëpasnjëshme duket të jetë rikthyer në shërbim të Milanit.

Milan

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"