“Gati edhe dy goditje”, Jonuz i kënaqur me skuadrën: Do të presim deri në fund të janarit për …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 19:15

“Gati edhe dy goditje”, Jonuz i kënaqur me skuadrën: Do të presim deri në fund të janarit për …

Vllaznia prej trekatër ditësh u ësh të rikthyer stërvitjeve në Shkodër. Skuadra po kryen seancat e fundit në prag të sfidës me Flamurtarin e cila do të luhet ditën e martë. 

mirsad jonuz

Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri Mirsad Jonuz është shprehur i kënaqur nga gjendja e ekipit. Në një prononcim për mediat, numri një i pankinës shkodrane ka folur edhe për merkaton, duke e lënë të hapur mundësinë për të marrë edhe ndonjë lojtar tjetër deri në ditët e fundit të saj.

Profesor, sa vlejti faza përgatitore në Ohër për ekipin tuaj?

Stërvitjet në Ohër ishin shumë të rëndësishme për ne, zhvilluam tri ndeshje, kemi larguar disa futbollistë dhe kanë ardhur tre të tjerë. Adili e Jonuz janë në formën e duhur, ndërsa Sidorenko vazhdon të punojë dhe pas 10-15 ditësh do të jetë aty ku duhet. Ndërsa jam i kënaqur me pjesën tjetër të ekipit. Po punojmë fort për ndeshjen me Flamurtarin, që është shumë e rëndësishme për ne.

Si e shikon tekniku Vllazninë e pjesës së dytë të sezonit me ardhjet e reja? 

Me ndryshimet e ndodhura në skuadër, gjendja është më e mirë, por kam folur me drejtorin teknik e administratorin dhe po shohim mundësinë për të marrë edhe një apo dy lojtarë të tjerë, prandaj do të presim deri në fund të janarit kur mbyllet merkatoja. Megjithatë, kjo tani është edhe në varësi të asaj që mund të gjejmë në këto momente.

Pra, merkatoja nuk është mbyllur? 

Jo, jo. Nuk mund të themi që merkatoja është e mbyllur. Ne po kërkojmë sërish, që të bëjmë edhe një apo dy afrime të tjera.

Tri takime në shtëpi, pritet një start i mbarë…? 

Normalisht. Tri ndeshjet e para që luajmë në shtëpi janë shumë të rëndësishme për ne dhe do të tentojmë t’i kalojmë me sukses. Megjithatë, vëmendja kryesore është e përqendruar te sfida me Flamurtarin, që duhet ta fitojmë patjetër. Ne jemi të bindur për të arritur te një gjë e tillë dhe për ta mbyllur mirë xhiron e dytë të sezonit.

 E shikoni të fortë tani kampionatin shqiptar?

Po, tani me përjashtim të dy ekipeve, që patën edhe probleme për sa i përket mosbërjes së merkatos dhe për këtë e thashë që duhet ta fillojmë mbarë me Flamurtarin. Me shortin që kemi në këtë start të këtij viti mund të kemi mundësi të mira për të qenë në luftë për një vend në Kupat e Europës.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"