Gasperini “kërcënon” Interin: Herët a vonë do të fitojmë në ‘San Siro’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 16:55

Gasperini “kërcënon” Interin: Herët a vonë do të fitojmë në ‘San Siro’

“Nesër na pret një ndeshje që mund të thotë shumë lidhur me momentin dhe formën tonë. Takojmë të parën në klasifikim.

gian-piero-gasperini_797eccd

Interin, që ka fituar me meritë këtë avantazh dhe kandidohet për të fituar kampionatin, – e ka thënë trajneri i Atalantës, Xhan Piero Gasperini,  – Në këto momente ndihen mirë të gjithë. Ka një klimë të bukur. Jemi një skuadër që ka marzhe përmirësimi dhe mund të rritet më shumë.

Ndeshjet e fundit me Interin kanë qenë në përgjithësi shumë të mira, përtej rezultateve. Vitin e kaluar barazuam bukur në Milano, nesër (sot) do të jetë një tjetër provë”. Atalanta nuk ka fituar asnjëherë në “San Siro” me zikaltrit: “Herët a vonë do të jetë hera e duhur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"