Garë për portën te Flamurtari, Koliçi parakalon Moçkën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 13:52

Garë për portën te Flamurtari, Koliçi parakalon Moçkën

Gati akordi me portierin e ri. Flamurtari shumë shpejt pritet që të “blindojë” edhe kuadratin. Orët në vijim janë vendimtare për goditjen e radhës, pasi do të zbulohet edhe emri i portierit të ri. ”

Partizani-Flamurtari 0-0, portieri Mocka i pret penalltine Krasniqit

Panorama Sport” mëson se në garë janë dy portierë. Enea Koliçi dhe Shpëtim Moçka janë dy kandidatët për t’u veshur kuqezi. Por, më pranë akordit të marrëveshjes është portieri Koliçi. Gazeta e ka paralajmëruar disa kohë më parë qysh në nisje të merkatos, që drejtuesit e klubit kishin kontaktuar me ish-gardianin e Kukësit. Sakaq, emri i Shpëtim Moçkës ka dalë së fundmi në skenë, fill pasi u “divorcua” nga Teuta. Duke qenë se më shumë bisedimet kanë avancuar me Koliçin, pritet që me shumë mundësi ky i fundit të jetë edhe portieri i ri i Flamurtarit. Akordi pritet të vijë shumë shpejt dhe nëse gjithçka shkon sipas planeve, pas 5 vitesh ai do të riveshë fanellën kuqezi.

Kolici

MERKATO – Flamurtari bëhet gati për afrimet e radhës. Drejtuesit e klubit janë në bisedime me Artur Rexhinaldon dhe pritet që akordi të vijë shumë shpejt. Afrikani është lojtar i lirë, ndaj transferimi i tij mund të ndodhë pa probleme. Ai e mbylli sezonin te Laçi, ndërsa më herët ka luajtur edhe me Luftëtarin. Gazeta mëson se palët kanë arritur akordin paraprak, ndërsa pritet që të arrihet marrëveshja përfundimtare në orët në vijim. Flamurtari ka arritur tashmë akord me Blerim Kotobellin, por edhe ai mund të prezantohet shumë shpejt. Një tjetër lojtar që është vendosur në “fokusin” e vlonjatëve është edhe Gëzim Krasniqi. Emri i tij është duke lakuar ndjeshëm, megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të ketë apo jo ndonjë lëvizje konkrete në këtë drejtim.

Bushiç dhe Danilo Alvesh

ALVESH –
Flamurtari nuk e pret më Danilo Alveshin. Lojtari ende nuk po bëhet “i gjallë”, ndërsa vijon pushimet në Brazil. Shpesh sulmuesi është shprehur se nëse kthehet në Shqipëri, do të zgjedhë vetëm Flamurtarin. Por, trajneri Daja i ka thënë Idrizit se nuk do ta presë gjatë Alveshin dhe, nëse nuk vjen javën tjetër, do të hyjë në merkato edhe për sulmues dhe hapat tashmë kanë nisur me kontaktet e filluara me Rexhinaldon. Me shumë mundësi, Alvesh do të vijojë karrierën jashtë Shqipërisë, ndërsa ka oferta nga Portugalia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"