Gabimi foshnjarak i anësorit te goli i anuluar i Gripshit, reagon klubi i Ballkanit: Vazhdon avazi i vjetër, ju lutemi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 20:09

Gabimi foshnjarak i anësorit te goli i anuluar i Gripshit, reagon klubi i Ballkanit: Vazhdon avazi i vjetër, ju lutemi…

Pavarësisht triumfit 1-4, në transfertë ndaj Besës së Pejës, klubi i Ballkanit të Suharekës, nuk ka qëndruar në heshtje, duke kundërshtar hapur gabimet foshnjarake të gjyqtarëve.

balll

Në minutën e 58-të, ish-futbollisti i Skënderbeut, Nazmi Gripshi, gjeti rrugën e rrjetës, por goli u anulua nga gjyqtari anësor, për pozicion jashtë loje. Një vendim ky i çuditshëm pasi nga pamjet duket që Gripshi nuk ka fare lidhje me pozicionin jashtë loje.

gjyqtari5

Ballkani pretendon se ishte i njëjti gjyqtari që sezonin e shkuar kësaj skuadre i anuloi një gol të rregullt me Prishtinën, duke vazhduar avazin e vjetër. Klubi nga Suhareka i kërkon Federatë të mos ketë viktima të tilla, sepse pasojat mund të jenë shumë të rënda.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"