Futbollisti shqiptar protagonist në Itali, gjen rrugën e rrjetës me skuadrën kryesuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 23:44

Futbollisti shqiptar protagonist në Itali, gjen rrugën e rrjetës me skuadrën kryesuese

Kryesojnë të shkëputur në Serinë C italiane me një synim të ngjiten në Serinë B, skuadra e Renates e cila ka për vete dhe dy lojtarët e U-19 të Shqipërisë, Elvis Kabashin dhe Armand Rada po kryejnë një super sezon.

ARMAND RADA

Në barazimin 1-1 në transfertë ndaj Lukezes, Armand Rada realizoi gol në minutën e 7′, i cili po kalon një moment mjaft të mirë. Ky ishte goli i dytë për futbollistin e dalë nga akademia e Interit.

Ndërkohë tek Renate është aktivizuar edhe Erald Lakti i cili është një kandidat i fortë për të veshur fanellën e moshave të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"