Futbollisti shkodran firmosi për 3 vite me Alavesh, zbuloni shifrën qesharake që përfiton Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2018 | 10:11

Futbollisti shkodran firmosi për 3 vite me Alavesh, zbuloni shifrën qesharake që përfiton Vllaznia

Mesfushori me tipare sulmuese, Eraldo Çinari, nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë sezonin e ardhshëm. Ai do të jetë pjesë e ekipit spanjoll të Deportivo Alavesh, që është drejtuar edhe nga ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin që sezonin e shkuar arriti të siguronte një vend në La Liga.

pjeshka cinari

Një kontratë nga e cila mësohet se vetë lojtari do të përfitojë një shumë prej 150 mijë eurosh në sezon. Nga sa mësohet, klubi i Alavesh ka blerë kartonin e 21- vjeçarit që ishte në pronësi të Vllaznisë deri në verën e vitit 2019. Spanjollët pritet të kryejnë vetëm procedurat për të mbyllur transferimin dhe duhet të derdhin në arkat e klubit shkodran një shumë qesharake prej 20 mijë rurosh. Kjo do të jetë shuma që do të përfitojë klubi kuqeblu prej Çinarit.

Një vlerë e papërfillshme për një transferim të tillë. Nuk është hera e parë që klubi kuqeblu nuk arrin të përfitojë nga shitja e lojtarëve të tij. Ka disa kohë që në arkat e klubit përfitimi nga transferime të tilla të jetë në shifra qesharake, siç është kjo e Çinarit. Edhe pse kanë qenë në bisedime me një klub të një kampionati elitar siç është ai spanjoll, te Vllaznia nuk ia kanë dalë që të përfitojnë më shumë.

erald-cinari-470x313

Paraqitjet – Pas firmosjes së kontratës, Çinari do të udhëtojë drejt Spanjës në datën 24 qershor për të bërë më pas edhe prezantim zyrtar te klubi i ri. Në takimet e fundit të skuadrës Kombëtare Shpresa, ai ka qenë rregullisht pjesë e formacionit të parë dhe është vështruar nga menaxherët e skuadrës në fjalë që janë bindur për aftësitë e tij.

Por, nga sa mësohet, vitin e parë lojtari mund të jepet në formë huazimi tek ekipi i Soshosë në Francë apo te një skuadër e Superligës kroate. Nga ana tjetër, klubi shkodran sërish nuk po arrin që të përfitojë nga transferime të tilla.

PRONONCIMIN E FUTBOLLISTIT SHKODRAN E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"