Futbollisti i Real Madrid i fiksuar mbas femrave shqiptare, mbas Taynas i vë syrin moderatores. Ajo e refuzon: Kot e ke, nuk ta …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 15:58

Futbollisti i Real Madrid i fiksuar mbas femrave shqiptare, mbas Taynas i vë syrin moderatores. Ajo e refuzon: Kot e ke, nuk ta …

Duket se futbollisti i Real Madrid, Vinicius Junior është i fiksuar mbas femrave shqiptare.

Mbasi shprehur hapur pëlqimin ndaj këngëtares Tayna, duke publikuar në ‘Instastory’ një pjesë të këngës së saj ‘Sicko’, i ka vënë syrin moderatores shqiptare të sportit.

Bëhet fjalë për Gea Brahan, e cila në një postim në Instagram tregoi se futbollisti i kishte dërguar mesazh.

Ndonëse nuk tregoi përmbajtjen e mesazhit audio, Braha e refuzoi hapur atë duke shkruar: “Nuk do ta var jo, kot e ke”, duke e shoqëruar  me një emoji duke qeshur me lot.

gea-braha-6

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"