Futbollisti gjerman dhe tenistja serbe japin lajmin e ëmbël, prindër për herë të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 19:58

Futbollisti gjerman dhe tenistja serbe japin lajmin e ëmbël, prindër për herë të parë

Ish-futbollisti i Bayern Munich dhe i kombëtares gjermane, Bastian Schweinsteiger do të bëhet baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij kanë gjetur një mënyrë shumë të ëmbël për ta ndarë lajmin e madh me publikun dhe fansat.

Gruaja e tij, tenistja serbe Ana Ivanoviç ka shpërndarë një foto ku shfaqen tre palë atlete “Adidas Yeezy”, ku njoftojnë se familja do të ketë një anëtar të ri.

Ata u martuan vitin e kaluar në Venecia dhe aktualisht jetojnë në SHBA,ku futbollisti luan në fanellën e Chicago Fire.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"