Futbollistë nga Interi, Fiorentina dhe Sasuolo/ Armando Cungu publikon listën e Kombëtares U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2021 | 14:09

Futbollistë nga Interi, Fiorentina dhe Sasuolo/ Armando Cungu publikon listën e Kombëtares U-19

Kombëtarja U19 do të luajë një ndeshje miqësore kundër Italisë në datën 13 gusht në prag të ndeshje kualifikuese të Kampionatit Europian 2022 që kuqezinjtë do të zhvillojnë në nëntor.

kombëtarja u19

19-vjeçarët e drejtuar nga Armando Cungu do të grumbullohen në datën 6 gusht para se të nisen për Itali në miqësoren që do zhvillojnë në Koverçano. Ditën e sotme është bërë publike dhe lista e futbollistëve të ftuar nga trajneri Cungu. Ajo që bie në sy është rritja e nivelit të Superiores së 19 vjeçarëve, pasi nga 20 lojtarë të ftuar 9 janë nga Shqipëria.

Pjesa tjetër janë lojtarë që aktivizohen jashtë si Enea Cehu, Endri Zenelaj dhe Asan Mata te Sasuolo, Elio Toci te Fiorentina dhe Kristian Dervishi te Interi. Gjithashtu në një prononcim trajneri Cungu foli për vështirësitë që ka hasur Kombëtarja që pas rikthimit nga pandemia.

CUNGU

‘’ Vijmë pas një periudhe të vështirë për shkak të pandemisë, duket sikur gjërat po normalizohen tashmë. Kemi zhvilluar disa sfida miqësore, por përballë kësaj radhe do të kemi një ekip prestigjioz dhe me shumë vlera, siç është Italia. Gjithashtu edhe seleksionimet dhe grumbullimet përgjatë këtij viti i kanë shërbyer jo vetëm skuadrës, por edhe mua si trajner për të krijuar një ide më të qartë me lojtarët që aktivizohen këtu në Shqipëri.

Kemi pasur gjithashtu mundësinë për të parë nga afër në miqësoret që zhvilluam ndaj Kosovës edhe kontigjentin e lojtarëve që na vijnë nga jashtë dhe kjo sfidë do të jetë si një vazhdim i atyre miqësoreve, për të parë elementët që luajnë jashtë Shqipërisë. Ende jemi në fazën e vëzhgimit dhe seleksionimit të lojtarëve, megjithatë ne do të japim dhe do t’i marrim maksimumin kësaj ndeshjeje’, u shpreh trajneri Cungu.

LISTA E FUTBOLLISTËVE TË FTUAR NË KOMBËTAREN U-19

lisa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"