Futbolli shqiptar në izolim, ja ndeshja e vetme që u luajt dje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2020 | 9:00

Futbolli shqiptar në izolim, ja ndeshja e vetme që u luajt dje

Ndeshja më e rëndësishme e javës së 15-të (e prapambetur) e Grupit B për të rinjtë në Kategorinë Superiore, mes Teutës dhe Apolonisë konfirmoi skuadrën durrsake si pretendenten kryesore për të rikthyer titullin kampion në Durrës.

Teuta

Kjo ishte ndeshja e vetme zyrtare që u luajt dje në Shqipëri dhe që mbylli edhe këtë javë futbollistike. Teuta fitoi 2-1 në “Niko Dovana”, me nga një gol të shënuar në çdo pjese. Muka realizoi në pjesën e parë, i cili në minutën e 6-të shënoi një supergol në trekëndëshin e portës, nga një distancë rreth 25 metra.

Më pas loja u karakterizua e fortë në mesfushë, por në të 37-ën minutë ishin miqtë, që barazuan me Krasniqin, i cili shënoi mjaft bukur me kokë. Por Teuta arrin ta zgjidhë në pjesën e dytë, ku Anxhelo Duka në minutën e 75-të shënoi golin e fitores dhe shpërbleu besimin dhe lojën e bluve.

TEUTA U19

“Djemtë e detit” arritën të ruanin me fanatizëm fitoren dhe të mbanin vendin e parë. Teuta ndodhet në pozita komode pas 16 javëve të para të këtij sezoni. Një humbje që djeg shumë për skuadrën fierake, e cila ka mbetur në vendin e 2- t të klasifikimit dhe me një diferencë prej 10 pikësh nga Teuta kryesuese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"