“Futbolli nuk luhet vetëm për tribunën VIP”, tifozët e Partizanit reagojnë ndaj drejtuesve të klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 23:00

“Futbolli nuk luhet vetëm për tribunën VIP”, tifozët e Partizanit reagojnë ndaj drejtuesve të klubit

Ditën e nesërme është planifikuar të luhet supersfida, midis Partizanit dhe Skënderbeut, në orën 15:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.ultras guerrils

Një orar ky i papërshtatshëm për tifozët, të cilët duhet të sakrifikojnë punën apo edhe shkollën, në mënyrë që të jenë prezent, për të ndjekur këtë ndeshje.

Për këtë ka reaguar edhe tifogrupi i Partizanit, “Ultras Guerrils”, të cilët nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shkruajnë se ky është një orar i çuditshëm. Tifogrupi shkruan, se futbolli luhet për tifozët, dhe jo për tribunën VIP.

Postimi i plotë:

Nesër, e enjte ora 15:00, në orarin më të çuditshëm, i vendosur për arsyet më të çuditshme luhet ndeshja e radhës ndaj Skënderbeut. Dikush duhet të sakrifikojë punën, dikush shkollën, dikush angazhimet e detyrueshme familjare për të qenë prezent. Futbolli nuk luhet për tribunën VIP dhe për kompanitë e transmetimit televiziv me pagesë, luhet për tifozët. Këtë duhet ta kuptojnë drejtuesit e klubit të cilët bëhen palë direkt ose indirekt me këtë padrejtësi që vazhdon prej kohësh ndaj tifozerise sonë.
Ndeshja e radhës mendohet të luhet të hënën?”, shkruajnë “Ultras Guerrils”.

ug]

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"