Futbolli nuk dihet ende se kur do të rinisë, por Modriç ka vendosur për të ardhmen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 13:05

Futbolli nuk dihet ende se kur do të rinisë, por Modriç ka vendosur për të ardhmen e tij

Shpesh në çdo merkato qarkullojnë lajme mbi një largim të mundshëm të Luka Modriç nga Reali, por kroati e ka vendosur për të ardhmen e tij.modric_zidane

Sipas mediave spanjolle, lojtari do të qëndrojë te madrilenët, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Modriç ka një kontratë deri në vitin 2021 me Realin dhe dëshiron që ta respektojmë atë dhe të mos largohet në këtë verë.

Kroati ndihet i lumtur në kryeqytetin spanjoll dhe për këtë arsye nuk dëshiron të largohet, ndonëse asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"