Futboll femra/ Java e nëntë ngre sot siparin, ja tri sfidat që do luhen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 11:56

Futboll femra/ Java e nëntë ngre sot siparin, ja tri sfidat që do luhen

Kampionati Kombëtar i futbollit për femra do të ngrejë sot siparin e javës së nëntë, teksa do të luhen tri ndeshje.

futboll femra

Apolonia e vendit të dytë, e cila kërkon të ruajë ritmin e Vllaznisë, sot do të presë në fushën e saj një tjetër skuadër shkodrane Juban Danjën, sfidë që do të luhet në orën 13:00. Në të njëjtin orar do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera, siç janë derbi i kryeqytetit ndërmjet Kinostudios dhe Tirana AS, apo Skënderbeu-Lushnja. Java e nëntë do të kompletohet nesër me tre sfidat e tjera.

Vllaznia do të presë në orën 11:00 në fushën e saj skuadrën tjetër të Shkodrës, AAS. Tirana do të përballet në orën 13:00 me Bilisht Sportin e vendit të fundit, ndërsa në të njëjtin orar do të luhet edhe sfida mes Teutës dhe Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"