FSHF-ja i pranon si anëtar me të drejta të plota, festë në klubin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2020 | 13:26

FSHF-ja i pranon si anëtar me të drejta të plota, festë në klubin e Kategorisë së Parë

FSHF ka pranuar si anëtar me të drejta të plota edhe Devollin në Asamblenë e Përgjithshme të saj. Ata nuk e gëzonin këtë status prej 2016-ës, vit kur edhe u krijuan si klub bashkie dhe filluan të militonin në Kategorinë e Tretë.Devolli-Pogradeci live

Objektivi i devollinjve është renditja e ekipit në mesin e artë të klasifikimit dhe ky mund të quhet i realizuar deri në këto momente. E megjithatë, tashmë mirëpresin vendimin zyrtar për të rinisur aktivitetin.

Futbolli mungon prej dy muajsh dhe lojtarët janë të etur për t’u stërvitur dhe luajtur. Edhe pse gjatë kësaj kohe kanë ndjekur me përpikmëri stërvitjet individuale, presin që të startojnë përgatitjet në grup.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"