Fshehën kokainën, policia sekuestron fanellat e Kolumbisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2018 | 18:36

Fshehën kokainën, policia sekuestron fanellat e Kolumbisë

14 fanella të përfaqësueses së Kolumbisë janë sekuestruar nga autoritet vendase në aeroportin e kryeqytetit Bogota, pasi brenda tyre ishte fshehur një sasi e madhe kokaine. Fanellat kishin si destinacion qytetin e Groningenit, në Holandë

kolumbi-fanellat-640x318

Fanellat ishin përzier me të tjera veshje tradicionale kolumbiane. Fakt interesant është se fanellat janë të njëjta me ato që kolumbianët po përdorin në Botëror.  Policia ka shpjeguar se me anë të një procesi kimik, trafikantët e përziejnë drogën me veshjen dhe më pas e çlirojnë prej saj pa humbur asnjë gram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"