FSHB gati për zgjedhjet, Ponari nuk ka rivalë/ Presidenti aktual pret të sigurojë mandatin e katërt në federatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2021 | 14:06

FSHB gati për zgjedhjet, Ponari nuk ka rivalë/ Presidenti aktual pret të sigurojë mandatin e katërt në federatë

Me miratimin e stat utit të ri më 30 ja nar të këtij viti, Federata Shqiptare e Basketbollit tashmë është gati për asamblenë zgjedhore, e cila do të mbahet më datë 4 shtator në orën 11:00 në “MAK Hotel”, Tiranë. Shoqatat anëtare të sportit të koshit do të votojnë për presidentin dhe Këshillin e ri Drejtues që do të udhëheqin basketbollin shqiptar në 4 vitet e ardhshme.

bASKET

Ajo që bie në sy është se Avni Ponari, presidenti aktual i FSHB-së, i cili është gjithashtu kandidat në zgjedhje, do të garojë vetëm. Ndonëse të gjitha shoqatat kanë pasur kohën e mjaftueshme për të paraqitur kandidaturat për president, askush nuk ka marrë përsipër të sfidojë Ponarin.

Ky i fundit vijon të ketë një mbështetje të gjerë në komunitetin e basketbollit, ndërsa tashmë pret të certifikojë edhe mandatin e tij të katërt si president i FSHB-së në asamblenë zgjedhore. Siç dihet, pas viteve ’90 niveli i basketbollit ka pasur një rënie drastike në Shqipëri, gjë që pasqyrohet qartë edhe te rezultatet e ekipeve tona kombëtare.

Ponari Presidenti

Ndërkohë, vitet e fundit Federata Shqiptare e Basketbollit ka pasur si prioritet kombëtaret e moshave, duke i aktivizuar rregullisht në eventet ndërkombëtare të FIBA-s, të cilat kulmuan këtë verë me pjesëmarrjen e 6 ekipeve. Duke u kthyer te zgjedhjet e 4 shtatorit, gjithashtu do të votohet edhe për Këshillin Drejtues. Kandidatë për KD-në e re janë: Edera Alibegaj, Migena Plasa, Bashkim Milo, Edmond Biçoku, Perikli Goga, Juel Jarani, Klevis Kaso, Arturo Sako, Dritan Mema, Blendi Dibra, Korab Llazani, Palion Zarka, Besmir Iljazi.

Gjashtë më të votuarit do të përzgjidhen anëtarë të Këshillit të ri Drejtues të FSHB-së. Ndërsa më poshtë ju pasqyrojmë vendimet e plota të marra në mbledhjen e fundit të FSHB-së, të zhvilluar më datë 26 gusht. Vendimet e KD-së – “Në mbledhjen e parashikuar të kryesisë, të fundit për mandatin e ushtruar, nën drejtimin e presidentit, z.Avni Ponani dhe në praninë e anëtarëve: znj.Edera Alibegaj, z.Vaso Shaka, z.Edmond Biçoku, z.Juel Jarani u diskutua mbi rendin e ditës që vijon:

1-Relacion mbi paraqitjen e dokumentacionit të shoqatave anëtare, depozituar në zyrat e FSHB-së, pas njoftimeve të bëra në respekt të njoftimeve dhe afateve statutore për zhvillimin e asamblesë zgjedhore, të datës 4 shtator 2021.

2-Përcaktimi i orarit dhe axhendës së asamblesë zgjedhore.

3-Masat organizative për ‘Pritjen e ekipeve kombëtare të moshave në datën 30 gusht 2021’.

4-Të ndryshme. Për sa më sipër, kryesia vendosi:

1-Konfirmohet që materiali i paraqitur nga administrata, relacion mbi dokumentacionin e paraqitur nga shoqatat, t’i vihet në dispozicion studios së noterit Sajmir Shatku, që do të verifikojë dokumentacionin origjinal, konfirmojë vërtetësinë, të ndjekë dhe certifikojë procesin zgjedhor.

2-Asambleja zgjedhore, sipas njoftimeve të mëparshme, do të zhvillohet në hotel ‘AlMak’ (ish-‘Sheraton’) ora 11:00 (axhenda e asamblesë zgjedhore do të vihet në dispozicion në ditët në vijim).

3-Lidhur me masat e marra për organizimin e ‘Pritjes së ekipeve kombëtare të moshave 2021’ u miratua materiali ‘Analizë për prezantimin e aktiviteteve basketbollistike dhe financiare’, si edhe vlerësimet e planifikuara për mbështetësit e aktivitetit.

4-Lidhur me pikën 4 të rendit të ditës, u vendos të bëhet publike lista e kandidatëve për president dhe anëtarëve të KD-së sipas propozimeve të ardhura nga shoqatat anëtare”.

Lista

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"