“Frikë” nga Skënderbeu, Kukësi izolon afrimin e fundit në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2017 | 10:53

“Frikë” nga Skënderbeu, Kukësi izolon afrimin e fundit në merkato

Pasi kanë siguruar shërbimet e Rauf Alijevit, Siraj Naserit, Elis Bakajt dhe Hair Zeqirit, Kukësi nuk e ka në plan të ndalet. Gazeta zbulon ekskluzivisht se drejtuesit kanë afruar së fundmi një mesfushor. Bëhet fjalë për një lojtar italo-brazilian, që klubi është munduar që ta mbajë të fshehtë. Fakti që nuk ka firmosur ende ka detyruar krerët më të lartë që ta “izolojnë”.

luiz henrike andreazi gregati

Precedenti me Beniam Belai “frikëson” Kukësin. Skënderbeu ua rrëmbeu nga duart etiopianin, edhe pse në Shqipëri erdhi për kampionët në fuqi të vendit. Pikërisht për këtë motiv dhe përsëritja e këtij rasti ka bërë që në klub të mos e ekspozojnë futbollistin. E megjithatë “Panorama Sport” mësoi emrin e 23-vjeçarit, i cili luan si mesfushor qendre dhe shkatërrues, rol për të cilin verilindorët kishin nevojë për afrime.

Ai quhet Luis Henrike Andreazi Gregati dhe është vënë nën vëzhgimin e Milinkoviçit për pak ditë dhe pasi ky i fundit të japë OK-in, do të jetë presidenti Safet Gjici që do të hyjë në negociata konkrete. Pikërisht se erdhi 23-vjeçari, stafi teknik largoi një tjetër mesfushor, nigerianin Samuel Gilmore. Luis Henrike ka qenë pjesë e Dinamo Dresden në Gjermani, Arakas, Vila Flor apo Kaskavel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"