Frika nga Koronavirusi, klubi i mbrojtësit shqiptar pezullon trajnerin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 14:31

Frika nga Koronavirusi, klubi i mbrojtësit shqiptar pezullon trajnerin italian

Koronavirusi është nga më të diskutuara kohët e fundit, për shkak të rasteve të shumta që së fundmi ka mbërritur edhe në Europë, ku më shumë raste janë rëgjisturar në Itali, teksa humbur jetën e edhe disa njerëz.

gettyimages-1145510663-2048x2048

Pikërisht për këtë arsye, klubi hungarez i Budapest Honved, ka vendosur të pezullojë teknikun italian Xhiuzepe Sanino.

Sipas njoftimit të klubit hungarez, trajneri ka pasur kontakte me njerëzit e prekur nga ky virus në Itali dhe kanë vendosur ta pezullojnë nga drejtimi i skuadrës.

auto_sanino1582796252

Një njoftimin e klubit thuhet se ata duan të mbrojnë tifozët, lojtarët dhe stafin dhe për këtë arsye tani po kërkojnë një trajner në vendin e Saninos. Së bashku me të është pezulluar edhe ndihmësi, Alesandro Risenti, i cili në të kaluarën ka drejtuar edhe Shqipërinë U-15. Kujtojmë se te Honvedi aktivizohet edhe mbrojtësi shqiptar, Naser Aliji, i cili tashmë do të ketë një trajner tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"