Frashëri: Duhet të shënojmë të parët, rezultati jo i drejtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2018 | 16:30

Frashëri: Duhet të shënojmë të parët, rezultati jo i drejtë

Erlis Frashëri është shpallur lojtari i ndeshjes mes Kamzës dhe Tiranës. Ai nuk është shfaqur i kënaqur për rezultatin, pasi dalin shumë përpara portës, por nuk po arrijnë të shënojnë. Për “SuperSport” Frashëri u shpreh:

bandicam 2018-10-27 16-25-02-643

Ishte rezultat i drejtë?

I drejtë jo, sepse ne shpenzojmë shumë. Dalim përpara portës dhe nuk shënojmë. Sot duhet ta fitonim ndeshjen sepse dhamë maksimumin në fushë.

Është vetëm çështje fati, sepse trajnerët u shprehën se golat erdhën nga gabimet individuale?

Edhe në Korçë edhe këtu, mungon edhe fati. Po të shënojmë të parët, në mbrotje do të jemi më të fokusuar.

Si kanë qenë këto ditë te skuadra juaj?

Ekipi ka qenë pak në trysni, por vetëm nga rezultatet. Vetëm pikët na kanë vendosur në presion, pasi po zhvillojmë lojë por nuk marrim atë që meritojmë.

Sa ju ndihmon ky barazim me Tiranën, ju pret Partizani javës tjetër?

Edhe me Partizanin do të japim maksimumin. Shpresoj të shënojmë ne të parët .

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"