Francën e krahasojnë me Italinë e 2006, Toni: Ne ishim…ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 13:25

Francën e krahasojnë me Italinë e 2006, Toni: Ne ishim…ne

Franca është kombëtarja e parë që kualifikohet në finalen e Botërorit të Rusisë. “Gjelat kanë mposhtur Belgjikën ditën e djeshme me rezultatin 1-0. Umtiti është ai që i ka dërguar blutë në finale. Suksesi i Francës krahasohet me atë të Italisë në 2006, megjithëse Luka Toni nuk e pranon këtë gjë.

Luca+Toni+Group+E+Italy+v+Ghana+World+Cup+3b-Pfie1BzKl

“Franca ka lojtarë të rinj të cilët janë të fortë. Unë mendoj se kanë një skuadër të fortë dhe e merituan finalen dhe pse pamë një lojë të balancuar me Belgjikën. A janë ata njësoj si Italia e 2006? Ne ishim…ne. Unë e shikoj veten time te Xhirud. Jam kurioz, ne kemi karakteristika të ngjashme edhe me Kristiano Ronaldo. Këtë të fundit jam kurioz ta shikoj në Itali, pasi futbolli jonë është i ndryshëm nga të tjerët, por ai është një kampion dhe do të bëj mirë”, ka thënë Toni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"