FOTOT/ Nga ferri në parajsë, shikoni hotelin luksoz ku Ronaldinjo po kryen arrestin e shtëpisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 0:25

FOTOT/ Nga ferri në parajsë, shikoni hotelin luksoz ku Ronaldinjo po kryen arrestin e shtëpisë

Ronaldinjo prej ditësh qëndronte në një burg të Paraguait së bashku me vëllain e tij, për falsifikim dokumentesh. Ditën e djeshme ka marrë fund edhe makthi për brazilianin, i cili u lirua nga ambientet e burgut, për të qëndruar në arrest shtëpie në një nga hotelet e Paraguait.Paraguay Ronaldinho

Që ish-sulmuesi brazilian të largohej nga ambientet e burgut duhet të paguheshin 1.6 mln dollarë, të cilat sipas lajmeve të fundit janë paguar nga Leo Mesi, që është edhe një mik i mirë i Ronaldinjos.

Ky i fundit po qëndron i vëzhguar nga policia tani, në mënyrë që të mos arratiset nga hoteli në të cilin ndodhet. Hoteli ku Ronaldinjo dhe vëllai i tij quhet “Palmaroga” dhe është me të vërtetë një vend shumë i bukur. Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në internet për këtë hotel dhe arrin të shikosh se në çfarë kushte luksoze është duke jetuar tani Ronaldinjo.SPORT-PREVIEW-Ronaldinho-Hotel

Aty ku ai qëndron është një pishinë, nga e cila ka një pamje shumë të bukur në qendër të Asuncion. Nuk mungojnë as dhomat luksoze, teksa tashmë mund të thuhet se Ronaldinjo ka kaluar nga ferri në parajsë.

26966146-8201301-image-a-33_1586366852816 26966138-8201301-image-a-29_1586366703524 26966148-8201301-image-a-34_1586366908712 NINTCHDBPICT000575833579 NINTCHDBPICT000575818367

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"