FOTOLAJM/ Talenti Zisi del në stërvitje me Kamzën, zbulohen shifrat e transferimit nga Bylisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2018 | 22:55

FOTOLAJM/ Talenti Zisi del në stërvitje me Kamzën, zbulohen shifrat e transferimit nga Bylisi

Niko Zisi ka dalë për herë të parë në stërvitje me ekipin e tij më të ri, Kamzën. “Panorama Sport” ka siguruar edhe foton ku sulmuesi cilësor është parë për herë të parë nën urdhrat e trajnerit Devolli, pas kalimit nga Bylisi.

kamza-02-470x353

Kamza shpenzon 40 mijë euro për të siguruar shërbimet e një lojtari shumë cilësor si Niko Zisi, i cili prej një sezoni ka qenë pjesë e Bylisit në Kategorinë e Parë. 22-vjeçari është kërkuar në këtë periudhë nga shumë klube të Superiores, mes tyre Flamurtari, Teuta dhe Luftëtari, por presidentin e ballshiotëve e ka bindur vetëm Kamza.

Zisi ka qenë një kërkesë e trajnerit Bledar Devolli, i cili e ka pasur një vit më parë në skuadër, pikërisht kur drejtonte ballshiotët. Duke njohur mirë vlerat e tij dhe për më tepër moshën e re të lojtarit, Kamza është bindur për të bërë një investim jo të vogël. Në arkën e Bylisit janë derdhur 40 mijë euro, ndërkohë që ballshiotët do të mbajnë 30% të kartonit të lojtarit, i cili do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me Kamzën.

zisi kamza

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"