FOTOLAJM/ Sukaj rikthehet në stërvitje, Flamurtari do pikë morali ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2020 | 13:57

FOTOLAJM/ Sukaj rikthehet në stërvitje, Flamurtari do pikë morali ndaj Skënderbeut

Flamurtari është gati për ndeshjen me Skënderbeun, që do të luhet sot në orën 17:00 në Vlorë. Ekipi i Marcelo Troisit ka mbyllur dje përgatitjet me një seancë stërvitore të zhvilluar gjatë paradites në fushën sportive në Pyllin e Sodës. Grupit i është bashkuar edhe sulmuesi Xhevahir Sukaj, por që nuk do të jetë i gatshëm për takimin me korçarët. Mungesë e sigurtë do të jetë greku Jorgo Sarris, që nuk duket në Vlorë prej kohësh dhe mund të cilësohet si i larguar tanimë.sukaj (1)

Rikthehen pas shlyerjes së kartonëve Olsi Gocaj, Kreshnik Nebihu dhe Shaqir Haruni. Por, as Gocaj e as Nebihu me shumë gjasa nuk do të aktivizohen në ndeshjen me Skënderbeun për shkak se janë prapa me përgatitjet. “Panorama Sport” sjellë momente nga seanca e djeshme, ku stërvitja është përqëndruar te qarkullimi i topit, ndërsa nuk ka munguar as një lojë brenda grupit.flamurtar (1)

Por, sipas ndarjes së lojtarëve që trajneri Troisi bëri, la të kuptohej se formacioni që do të hidhet në fushë kundër Skënderbeut, nuk do të ketë ndryshime të dukshme nga ndeshja me Vllazninë. Braziliani ka vendosur që t’i besojë të njëjtit formacion. Kështu në portë do të jetë Moçka, ndërsa Hoxhaj do të eksperimetohet sërish në krahun e djathtë në mbrojtje, bashkë me Qarrin e Pjeshkën në qendër, si dhe Muçollarin në të majtë.flamurtari (1)

Mesfusha pritet të përbëhet nga Vrapi, Lukas Ramos dhe Oliveira, ndërsa sumi nga treshja Kadriaj, Ribaj e Karlos Henrike. Në ndeshjen me Skënderbeun vlonjatët do të kërkojnë një rezultat pozitiv për moral, pasi tashmë e kanë prerë biletën për Kategorinë e Parë.

Flamurtari

Formacioni i mundshëm:

Në portë: Moçka;

Në mbrojtje: Hoxhaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari;

Në mesfushë: Vrapi, Ramos, Olivera;

Në sulm: Kadriaj, Ribaj, Henrike;

Skema: 4-3-3

Trajner: Marcelo Troisi

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"