FOTOLAJM/ Stërvitje në mal, mbrojtësi i Vllaznisë dhe mesfushori i Skënderbeut bëhen bashkë në Shkup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 10:54

FOTOLAJM/ Stërvitje në mal, mbrojtësi i Vllaznisë dhe mesfushori i Skënderbeut bëhen bashkë në Shkup

Mevlan Adili i Vllaznisë dhe Agon Elezi i Skënderbeut janë rivalë në fushë, megjithatë kjo nuk i pengon që të terrenit të blertë te jenë miq të mirë.

Skenderbeu-Vllaznia

Të 2 futbollistët nga Shkupi, po stërviten së bashku në këtë periudhë të vështirë izolimi për shkak të Koronavirusit. Madje ata nuk kanë nguruar të bëjnë një foto së bashku teksa ishin duke u shtërvitur në Malin e Gazibabës në Shkup.

Adili dhe Elezi

Kujtojmë që në përballjen e fundit që Vllaznia dhe Skënderbeu zhvilluan në Shkodër, Elezi dhe Adili nuk patën fatin të ishin kundër njëri-tjetrit në fushë, për shkak se mesfushori i bardhekuqve ishte i sëmurë me grip dhe nuk u aktivizua në atë takim të fituar nga korçarët, ndërkohë që Adili kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"