FOTOLAJM/ Menaxheri i Jasir Asanit shpërthen ndaj Franko Lerdës: Ke shkatërruar gjithçka është ndërtuar!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 12:00

FOTOLAJM/ Menaxheri i Jasir Asanit shpërthen ndaj Franko Lerdës: Ke shkatërruar gjithçka është ndërtuar!

Jasir Asani është i pakënaqur me trajnerin Franko Lerda, dhe kjo është vënë re shpesh ndeshjet e fundit, me lojtarin që është ndërruar disa herë gjatë ndeshjes, dhe sjelljet e tij kanë lënë të kuptohet se nuk ka qenë dakord me zgjedhjet e trajnerit.

Asani Partizani

Diçka e tillë ndodhi edhe ndeshjen e sotme, me Asanin që u zëvendësua që në pjesën e parë, pas daljes me karton të kuq të Romeros. Pakënaqësinë ndaj Lerdës, e ka përforcuar edhe menaxheri i Asanit, Aleksandar Jovkov, i cili në një postim në “Instagram”, shpërthen ndaj teknikut të Partizanit.

“Franko Lerda, jam mirënjohës për çdo gjë që ke bërë për Jasir Asanin, për 30-40 minutat gjatë ndeshjes, ai ishte një nga liderët që arriti me Partizanin titulluin kampion, pa ty si trajner me shumë kualitete. Shpesoj ta dish se ke shkatërruar gjithçka që është ndërtuar thellë nga zemra dhe shpirti. Bravo të qoftë” – shkruan Aleksandar Jovkov.

71920743_2736983209680093_3150601276052471808_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"