FOTOLAJM/ Me ngjyra të ndryshme, e veçanta e lojtarit të Partizanit në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2021 | 14:53

FOTOLAJM/ Me ngjyra të ndryshme, e veçanta e lojtarit të Partizanit në stërvitje

Mesfushori brazilian i Partizanit, Kordeiro Melo, duket se nuk po e humb vendin e tij të titullarit, pavarësisht ardhjes së Ferhan Hasanit, Stenio Zhuniorit, si dhe rikthimit të Eraldo Çinarit.

Melo dhe Jasir Asani

Edhe pse kishte një problem me trajnerin Daja në fillim të sezonit, gjithçka duket e lënë pas dhe Melo po jep kontributin e tij në të majtë të sulmit. Ai njihet si një futbollist supersticioz dhe që beson në disa besëtytni.

Para çdo ndeshjeje, mesfushori kryen lutjen e tij të zakonshme, si dhe ka një “fiksim” me atletet. Në seancat stërvitore, Melo shihet me atletet “Puma”, që janë me dy ngjyra të ndryshme. Ky lloj i “Puma”-s ishte shumë në modë në sezonet 2015 dhe 2016, kur i mbanin të veshura disa futbollistë shumë të njohur. Duket se Melo po i rikthen në modë këto atlete.

KORDEIRO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"