FOTOLAJM/ “Jam shumë seksi për këto…”, futbollisti i Tiranës tërheq vëmendjen e të gjithëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 23:38

FOTOLAJM/ “Jam shumë seksi për këto…”, futbollisti i Tiranës tërheq vëmendjen e të gjithëve

Elton Kale është një përforcim i rëndësishëm për Tiranën për pjesën e mbetur të kampionatit, teksa ka kaluar dëmtimin, që e mbajti jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë dhe tashmë është një forcë e shtuar për trajnerin Orges Shehi.

TIRANA

Futbollisti brazilian, ka treguar formë shumë të mirë pas rikthimit nga dëmtimi, teksa e ka ndihmuar Tiranën në marrjen e rezultateve pozitive, siç ishte bëri edhe ndaj Vllaznisë, ku shënoi golin e fitores për bardheblutë.

Megjithatë përveç golave dhe asisteve, futbollisti i Tiranës di të tërheqë vëmendjen edhe kur nuk është në lojë. Kale është shfaqur ditën e djeshme para ndeshjes me Kastriotin, me një palë çorape të cilat mbanin një shkrim të veçantë: “Jam shumë seksi për këto çorape”, shkruhej atje, diçka që tërhoqi vëmendjen menjëherë.

KALE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"