FOTOLAJM/ Hysaj ka nevojë për relaks para “ferrit” të Beogradit, pushime në varkë me familjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 16:26

FOTOLAJM/ Hysaj ka nevojë për relaks para “ferrit” të Beogradit, pushime në varkë me familjen

Pas ndeshjeve të Kombëtareve, dhe pas fitores në këtë fundjavë me Fiorentinën, Elseid Hysaj duket se ka nevojë për pak relaks. Në një foto të postuar ditën e djheshme në Instagram nga partnerja e tij, Fiorenza, ata shihen teksa pushojnë në një varkë në ishullin Iskia, në gjirin e Napolit, bashkë edhe me djalin e tyre, Elis.

hysaj familja

Një pushim i nevojshëm ky për mbrojtësin shqiptar, para transfertës të vështirë, ditën e nesërme në Champions League, ndaj Crvena Zvezdës në Beograd, ku pritet një stadium i tejmbushur.

hysaj familjaa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"