FOTOLAJM/ “Është Zot i futbollit në Prishtinë”, portali serb i thur elozhe Vedat Muriqit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 16:12

FOTOLAJM/ “Është Zot i futbollit në Prishtinë”, portali serb i thur elozhe Vedat Muriqit

Vedat Muriqi ka shkëlqyer ditën e djeshme kundër Malit të Zi, pasi shënoi një nga golat e Kosovës, në fitoren 2-0 të këtyre të fundit.NINTCHDBPICT000519761802

Përveç golit të shënuar sulmuesi 25-vjeçar ishte një nga më të mirët në fushë, pasi ndihmonte skuadrën e tij edhe në prapavijë.

Për shkak të paraqitjeve të mira me Kosovën, Muriqi ka fituar zemrat e shumë tifozëve, teksa te disa ai konsiderohet edhe si një idhull.

Sulmuesit kosovar i kanë thurur elozhe edhe nga Serbia, teksa portali serb “Blic”, nëpërmjet një lajmi e ka quajtur Muriqin si “Zot i futbollit në Prishtinë”.

“Vedat Muriqi është Zot i futbollit në Prishtinë. Ylli i Fenerbahçes është idhull i shumë tifozëve të Kosovës dhe nuk është për t’u befasuar mbështetja e shfaqur ndaj tij në stadiumin.”, shkruan portali serb.

JHGKGHK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"