FOTO/ “Zgjohem në këtë mënyrë, version i ri!”, Levandovski befason fansat nga krevati mëngjesin e festës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2020 | 14:14

FOTO/ “Zgjohem në këtë mënyrë, version i ri!”, Levandovski befason fansat nga krevati mëngjesin e festës

Ylli i Bajern Mynihut, Robert Levandovski i ka befasuar sërish fansat e tij në rrjetet sociale. Bomberi bavarez publikoi mëngjesin e sotëm një foto me të gjitha trofetë që ka fituar me kampionët e Europës, kolektiv dhe individualë në 2020-ën.
LEVANDOVSKI
“Zgjohem në këtë mënyrë! Version i rinovuar”, shkruan polaku në “Instagram”.

I vetmi trofe që Leva nuk ka arritur të koleksionojë për këtë vit është “Topi i Artë”, i cili nuk do të jepet për këtë vit sipas FIFA-s.

Me plot të drejtë që 2020-ta mund të quhet viti i 32-vjeçarit Levandovski.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"