FOTO/ Vidalit nuk i lënë nervat vetëm në fushën e lojës, shikoni çfarë ka bërë ai në rrjetin e tij social

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 15:06

FOTO/ Vidalit nuk i lënë nervat vetëm në fushën e lojës, shikoni çfarë ka bërë ai në rrjetin e tij social

Naiviteti, kartoni i kuq, humbja dhe tani penalizimi. Arturo Vidal do të gjobitet nga Interi pas kartonit të dytë të verdhë të marrë brenda 1 minuti që u konvertua në të kuq duke ja bërë më të vështirë ndeshjen skuadrës zikaltër.

arturo-vidal-inter-fiorentina_8kqphvn47fio1iqszwqvngeu0

Sipas “La Gazzetta dello Sport” ai do të gjobitet edhe për arsyet që ti jepet një sinjal i qartë edhe shokëve të skuadrës për tu mos u përsëritur më por edhe për postimin e tij në profilin e tij zyrtar në “Instagram” ku publikoi një foto me një “emoji” me fytyrën e nxehur.

I zemëruar me vendimin e arbitrit për ta përjashtuar atë por gjithashtu mbase edhe për veten e tij.

Mundësia për të komentuar ishte e bllokuar nga ai vetë, mbase sepse ai kishte parë që gjakrat në rrjetet sociale ishin të nxehta, me tifozët e zikaltër që e kishin kritikuar ashpër.

vidal post

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"