FOTO/ Tifozët shqiptarë nuk kursyen as telefonat, shikoni se si raporton me detaje gazetari polak incidentin në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2021 | 12:34

FOTO/ Tifozët shqiptarë nuk kursyen as telefonat, shikoni se si raporton me detaje gazetari polak incidentin në “Air Albania”

Incidenti në ‘’Air Albania’’ i ndodhur në sfidën ndaj Polonisë ka bërë xhiron e mediave të huaja të cilat për hire të vërtetës i kanë kryqëzuar tifozët shqiptarë në akuza.

shishet

Një gazetar polak, i quajtur Simon Borzuç i pranishëm në ‘’Air Albania’’ ka postuar një foto te sendeve që janë hedhur drejt lojtarëve në fushë.

Siç shikohet nga pamjet, ka shishe uji plastike, çakmak, por nuk mungon një telefon që është thyer tërësisht nga përplasja.

telefoni

Polakët janë treguar mjaft të kujdesshëm duke mos u shpëtuar as detajet. Kjo foto tregon më së miri dhe furinë e tifozëve shqiptar që nuk kanë kursyer asgjë në momentin e pësimit të golit nga Kombëtarja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"