FOTO/ Teo i prekur nga largimi i Maldinit: E vështirë të të them mirupafshim, shpresoj të ribashkohemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 14:26

FOTO/ Teo i prekur nga largimi i Maldinit: E vështirë të të them mirupafshim, shpresoj të ribashkohemi

Largimi i Paolo Maldinit ka tronditur jo pak futbollistët e Milanit dhe një ndër to është edhe Teo Hernandez. Lidhja e tyre si duket ka qenë mjaft e ngushtë, duke marrë parasysh edhe faktin se Maldini e transferoi te Milani.

TEO HERNANDEZ

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Hernandez përshëndeti Maldinin, duke pranuar se është e vështirë që të ndahet me të. Ai shpreson që të ritakohen edhe një herë tjetër në karrierën e tyre.

“Keq t’i thuash mirupafshim dikujt që ka besuar te unë dhe më ka ndihmuar që të bëhem ky futbollist që jam sot. Më të mirat për ty dhe shpresoj që jeta të na sjellë sërish bashkë”, #GjithmonëMaldini”, shkruan Teo.

TEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"