FOTO/ Ronaldon e tradhtojnë këpucët, zbardhin para kohe lajmin se është fitues i Topit të Artë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 22:49

FOTO/ Ronaldon e tradhtojnë këpucët, zbardhin para kohe lajmin se është fitues i Topit të Artë

Nesër do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të Topit të Artë, për futbollistin më të mirë të vitit 2017. Mes 30 kandidatëve në listë, ai më kryesori është portugezi Kristiano Ronaldo.

ronaldo topi i artw

Sipas të gjitha gjasave, do të jetë pikërisht sulmuesi i Realit të Madridit që do të shpallet fitues. Këtë fakt e kanë konfirmuar edhe fotot nga këpucët e reja të kompanisë “Nike”, e cila ka nxjerrë në shitje dy modele të reja.

kepucet nike

Modeli “Nike Mercurial Superfly V CR7 SE2” ka të shkruar në pjesën e mbrapme, në gjuhën portugze, fjalët “Triumfi i pestë”, ndërsa në brendësi shkruhen edhe vitet 2008, 2013, 2014, 2016, si dhe 2017, vitet kur portugezi ka fituar Topin e Artë.

kepucetnike

 

nike ronaldo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"