FOTO/ Nuk i “binden” rregullave, dy futbollistët shqiptar braktisin karantinën dhe bëjnë vrap në… park

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 16:05

FOTO/ Nuk i “binden” rregullave, dy futbollistët shqiptar braktisin karantinën dhe bëjnë vrap në… park

Shumë njerëz në këtë kohë të vështirë për shkak të Koronavirusit, janë izoluar në shtëpitë e tyre, në mënyrë që të mos rrezikojnë nga ky virus famëkeq.SMAJLAJ

Megjithatë nuk janë i këtij mendimi dy futbollistët shqiptarë që aktivizohen te Hajduku i Splitit, Ardian Smajlaj dhe Emir Sahiti.

Dy lojtarët shqiptarë dëshirojnë që të mbajnë trupin e tyre në formë në këtë moment që kampionati është pezulluar dhe kanë vendosur të dalin për vrap në një nga parqet e qytetit ku ata jetojnë në Kroaci.

Lojtarët duan që të jenë në formë të mirë kur të nisë sërish kampionati dhe për këtë arsye, po stërviten në mënyrë individuale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"