FOTO/ Një “shkurtabiq” tallet me gjatësinë e Insinjes, tek Napoli vendi i parë sjell humor në grup

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 12:17

FOTO/ Një “shkurtabiq” tallet me gjatësinë e Insinjes, tek Napoli vendi i parë sjell humor në grup

Tek Napoli vendi i parë gjithmonë sjell humor dhe batuta tek grupi i futbollistëve, dhe kjo shihet mjafton të hapësh rrjetet sociale. Në një foto të postuar në Instagram, nga ana e Dris Mertens, shihet Insinje në një moment nervash ndaj Felipe Anderson të Lacios, i cili është dukshëm më shtatlartë se italiane.

mertens insinje

Mertens e krahason me një tjetër çift, që po ashtu ka shumë ndryshim në gjatësi. Por, ironia qëndron se edhe vetë Mertens është vetëm disa centimetra më i gjatë se Insinje, dhe në këtë rast është një “shkurtabiq” që tallet me një “shkurtabiq” tjetër.

insinje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"