FOTO/ Mziu prezanton lojtarët para Sali Berishës, Nënë Terezës, Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2017 | 19:56

FOTO/ Mziu prezanton lojtarët para Sali Berishës, Nënë Terezës, Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit

Kamza prezantoi sot zyrtarisht 4 përforcime në merkato. Argent Halilaj, Bruno Arrabal, Alfred Zefi dhe Hektor Idrizaj firmosën kontratat duke pranuar që në sezonin e ri të veshin fanellën e skuadrës që këtë vit do të luajë në Kategorinë Superiore.

kamza1

Prezantimi i këtyre lojtarëve u bë nga vetë kryebashkiaku Xhelal Mziu në zyrën e tij. Një nga detajet që bie në sy në zyrën e Mziut janë dhe fotot e personaliteteve që mban të varura në mur. Nga pamjet e shpërndara për mediat nga prezantimi i sotëm i futbollistëve të rinj, duket qartë sfondi me fotografitë e Sali Berishës, Nënë Terezës, Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemalit. Megjithatë në zyrën e kryebashkiakut të Kamzës mungon një foto e Presidentit të Republikës.

kamza

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"