FOTO/ Miliona euro për stadiume të reja, por shihni sa tifozë kishte në ndeshjen e pretendentëve për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2023 | 21:12

FOTO/ Miliona euro për stadiume të reja, por shihni sa tifozë kishte në ndeshjen e pretendentëve për Superioren

Java e fundit ka qenë e mbushur me prezantime projektesh për stadiumet e reja që do t’i shtohen futbollit shqiptar. Miliona euro do të shpenzohen në vitet e ardhshme për impiantet e reja që do të ndërtohen në Korçë, Durrës, Vlorë e jo vetëm. Por realiteti i futbollit shqiptar tregon se ndoshta këto investime për sportin duhet të ridimensionohen paksa në proporcion me interesin.

343553672_3508087509513994_1401241677288051256_n (1)

Një nga skuadra e cila do të përfitojë nga projektet e reja është edhe Flamurtari, një pretendente për t’u kthyer në Superiore e që sigurisht meriton një stadium të denjë për emrin dhe historinë që ka. Fakti që është një nga pretendentet për Superioren në Kategorinë e Parë, normalisht duhej të bënte këtë ekip një nga më të ndjekurit, po përsëri edhe thjesht për emrin dhe për historinë që ka.

E megjithatë, në ndeshjen e sotme ndaj Besëlidhjes në transfertë, lezhjanët dhe vlonjatët në stadium nuk i ka ndjekur thuajse askush. Në fotot e siguruara nga “Panorama Sport” shihen qartësisht tribunat e  boshatisura, jo vetëm nga mbështetësit e ekipit vendas që ka rënë nga kategoria, por edhe për miqtë të cilët aktualisht janë në vendin e tretë dhe pretendojnë të ngjiten nëpërmjet play-out.

343302367_909824593648197_3722742456203833452_n (1) 343374902_204202042380252_3367240764861541554_n (1) 343283682_1011680853549160_1081745390279388757_n (1) 344930536_727423482511476_8593158810004351157_n (1)

Një realitet që duhet të vërë në mendime ata që trumbetojnë se hallet e futbollit shqiptar do të mbarojnë me stadiume të reja dhe se tifozeria do të kthehet si me magji përsëri në shkallaret e ndërtimeve të reja, gjithmonë nëse ky është objektivi parësor i projekteve së trumbetuara me të madhe kohët e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"