FOTO / Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë historisë së Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2017 | 23:41

FOTO / Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë historisë së Barcelonës

Barcelona hyri në historinë e Ligës së Kampionëve mbrëmjen e sotme, teksa përmbysi PSG-në në “Kamp Nou” me rezultatin 6-1.

barcelona

Kjo është përmbysja më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e kompeticionit prestigjioz të Ligës së Kampionëve. Mediat ndërkombëtare i dhanë jehonë kësaj fitoreje epike të Barcelonës, e cila 3 nga gjashtë golat i shënoi 8 minutat e fundit.

El-Mundo-Deportivo

Kështu, spanjollja “El Mundo Deportivo” shkruan thjeshtë duke e titulluar artikullin “Madhështi e Barcelonës”. Ndërsa “MARCA” shkruan se fitorja e mbrëmjes së sotme është “Përmbysje historike”. Në të njëjtën valë është edhe AS, që shkruan “Barcelona hyn në histori”.

MArca

Barcelona-hyn-ne-Histori

Po të njëjtën jehonë përmbysja e madhe ka patur edhe në Britani. Mediat ishullore janë magjepsur nga fitorja historike e katalanësve duke parë edhe një formë jo të mirë të klubeve angleze. “E pabesueshme”, shkruan “Daily Mail”. “Barcelona hyn në histori me përmbysjen ndaj PSG-së”, vijon ajo më tej.

Daily-Mail

Edhe “The Sun” dhe “Mirror” nuk ndahen nga “Daily Mail” kur shkruajnë: “Përmbysja më e madhe në histori”.

The-Sun

Mirror

Media gjermane “Bild” ia ka kushtuar faqen e parë përmbysjes së Barcelonës.

Bild

Gjithashtu, edhe gazetat italiane si “Corriere della Sera” dhe “Gazzeta Dello Sport” i kanë kushtuar mjaft rëndësi këtij rekordi. “Barcelona epike”, shkruan e para, ndërsa e dyta thekson se përmbysja është e pabesueshme.

corriere

Gazetta-delo-sport

Ndërkohë, “Le Parisien” shkruan se PSG-ja u turpërua dhe u shpërfytyrua në Spanjë.

PArisien

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"