FOTO/ Kristiano Ronaldo i befason të gjithë, heq Realin e Madridit edhe nga Instagrami

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2018 | 19:03

FOTO/ Kristiano Ronaldo i befason të gjithë, heq Realin e Madridit edhe nga Instagrami

Kristiano Ronaldo u largua me shumë bujë nga Reali i Madridit, për t’u transferuar te Juventusi. Pavarësisht historisë së shkruar me klubin madrilen, ylli portugez, vendosi t’i japë lamtumirën ish-skuadrës së tij edhe në rrjetet sociale.

real-ronaldo

Ai hoqi nga lista e profileve që ndjek në Instagram, profilin e klubit spanjoll. Teksa Ronaldo ndje 410 profile, ndërsa atë e ndjekin plot 138 milion.

15332891248399

Të njëjtën gjë ka bërë edhe partnerja e Ronaldos, Xhoxhina Hernandez. Modelja ndjek 147 profile, ndër te cilët spikasin 2 miqtë e ngushtë të portugezit Marselo dhe Semedo si dhe bashkëshortet e futbollistëve, Kros, Hernandez, Grizman, Xhejms dhe Morata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"