Foto / Kalin apo torren? Përgatitja për Dinamon fillon me një lojë shah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 22:30

Foto / Kalin apo torren? Përgatitja për Dinamon fillon me një lojë shah

Gledi Mici dhe Liridon Latifi kanë qenë thuajse të pandarë gjatë gjithë verës, si në krahun e majtë të manovrës së Skënderbeut në fushën e lojës, ashtu edhe jashtë saj.

mici latifi

Të dy lojtarët kanë postuar shpesh foto së bashku në rrjete sociale dhe po ashtu kanë bërë edhe gjatë ditës së sotme, para seancës stërvitore të radhës dhe përgatitjeve për Dinamon e Zagrebit.

latifi mici

Ka qenë Mici ai që ka hedhur një foto në Instagram, ku shihet përballë tij Latifi në një duel të ndezur shahu. Kjo lojë është mënyra se si dy futbollistët në fjalë kanë zgjedhur të kalojnë orët para stërvitjes së pasdites.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"