FOTO/ Ishte në Torino për të ndjekur Juventusin, Rama surprizon Braçen me një… dhuratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 12:45

FOTO/ Ishte në Torino për të ndjekur Juventusin, Rama surprizon Braçen me një… dhuratë

Kryeministri Edi Rama bëri bujë së fundmi për vizitën e tij në Torino, së bashku me Igli Taren, për të ndjekur sfidën mes Juventusit dhe Lacios.

cswcs

Edhe pse në klubin lacial ka shumë shqiptarë, Rama nuk mund ta fshehë simpatinë e tij për Juventusin, pavarësisht gjithçkaje. Në formë nderimi për vizitën e tij, kryeministri shqiptar pozoi me Kristiano Ronaldon dhe atij iu dhurua një bluze e yllit portugez me autografet e të gjithë lojtarëve.

Mesa duket Rama nuk ka menduar vetëm për vete në këtë vizitë të tij në Torino. Në formë dhurate ai i ka sjellë debutetit socialist Erjon Braçe një fanellë të Ronaldos me autograf. Kujtojmë që Braçe ashtu si Rama është tifoz i flaktë i Juves.

Fanellën, deputeti socialist e ka publikuar në rrjetin e tij social “Instagram” ku shkruan: “Kur te vjen vëllai nga jashtë shteti dhe te sjell dhurate Bardh e Zi!”.

wdwdwe

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"