FOTO/ Gafa e Skënderbeut, luan me Kamzën për Europa Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 23:12

FOTO/ Gafa e Skënderbeut, luan me Kamzën për Europa Ligë

Skënderbeu do të luajë ditën e dielë, sfidën e javës së 11-të në Superligë, ndaj Kamzës, ndërsa vetëm katër ditë më pas, të enjten, korçarët gjejnë përballë Dinamon e Kievit në ndeshjen e pestë në Europa Ligë.

skenderbeu

Klubi korçar ka nxjerrë në treg biletat për sfidën e së dielës ndaj Kamzës, por me një gafë tek letra e biletave. Foto e publikuar nga “JOQ.al”, tregon informacionin për ndeshjen kundër Kamzës, por me logon e Europa Ligës. Mesa duket, korçarëve nuk po i pritet që të zhvillojnë ndeshjen e radhës në Europë…

bileta skenderbeu kamza

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"