Postuar: Janar 14, 2023 | 11:28
FOTO/ Big Brother VIP “mbërthen” Vllazninë, këngëtari i njohur bën bashkë shkodranë e vlonjatë
Big Brother është kthyer në kryefjalë këto ditë, një reality show që me sa duket ka mbërthyer edhe futbollin në vend.
Një nga personazhet e këtij formati, Luiz Ejlli, ka bërë bashkë futbollistët e Vllaznisë, ku Gurishta, Marku dhe Dajan Shehi, tre futbollistët vendas të kuqebluve, nuk kanë nguruar të shfaqin mbështetjen e tyre ndaj këngëtarit.
Hashtagut #MeLuizin i është bashkuar edhe vlonjati Ardit Hoxhaj.
Të katërt futbollistët e Vllaznisë shfaqën mbështetjen e tyre ndaj Luizit me anë të një postimi në rrjetet sociale, pas shurmës që krijoi deklarata e tij se vuante nga një sëmundje e rëndë.
PANORAMASPORT.AL
