FOTO / Arena Kombëtare merr “shtat”, ja si duket kulla e stadiumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2017 | 18:12

FOTO / Arena Kombëtare merr “shtat”, ja si duket kulla e stadiumit

Kombëtarja ka dy impiante në dispozicion për të zhvilluar ndeshjet kualifikuese. Mirëpo, krahas “Elbasan Arena”-s dhe “Loro Boriçi”-t, në kryeqytet po punohet për një tjetër stadium. “Arena Kombëtare” ka nisur që të dalë mbi nivelin zero dhe tashmë punimet shihen edhe me sy të lirë nga rruga pranë impiantit, pasi kulla dhe shkallaret e kanë kaluar nivelin e rrethimit mbrojtës që pengonte shikimin nga jashtë.

arena kombetare

Me një vëzhgim, “Panorama Sport” bën me dije se punimet aktuale në kullën ngjitur me stadiumin dhe në shkallaret që do të shërbejnë për futjen e spektatorëve në tribunën përballë vihen re lehtësisht për lartësinë e tyre. Në impiant po punohet në të gjitha sektorët me ritëm të plotë dhe pritet që stadiumi të jetë i gatshëm brenda shtatorit të vitit 2018.

arena kombetare1

“Arena Kombëtare” është një nga kandidaturat e zyrtare nga UEFA për të mirëpritur zhvillimin e finales së Superkupës së Europës në vitin 2019. Këtë vit, finalja e këtij kompeticioni zhvillohet në stadiumin kombëtar të Maqedonisë, “Filipi i Dytë” në Shkup.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"