FOTO/ 24 orë të çmendura për Barelan, ylli i Interit merr “dhuratë” të madhe pas shkëlqimit ndaj Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2021 | 12:40

FOTO/ 24 orë të çmendura për Barelan, ylli i Interit merr “dhuratë” të madhe pas shkëlqimit ndaj Juventusit

Mesfushori i Interit, Nikolo Barela është ndoshta njëri prej njerëzve më fatlumë teksa brenda 24 orëve ka përjetuar dy gëzime të jashtëzakonshme. Pasi spikati në triumfin e djeshëm 2-0 ndaj Juventusit, 23-vjeçari priti në mëngjes lindjen e vajzës së tij Matilda.
barela

Ishte vetë mesfushori që publikoi lajmin e gëzueshëm në rrjetet sociale. Bashkëshortja e tij Federika Shivenin solli në jetë fëmijën e tretë me Nikolon.

“Mirëserdhe në shtëpinë tonë të vogël!”, shkruan gruaja e Barelas.

Ndaj Juventusit, Barela ishte protagonisti absolut duke asistuar golin e parë dhe shënoi të dytin. Me gruan e tij, lojtari i Interit ka dhe dy vajza të tjera.

barella

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"